Statuja e princeshë Dianës do të vendoset në ditën kur do t’i bënte 60 vjet

Me kërkesë të Dukës së Sussex-it dhe Dukës së Cambridge, më 1 korrik 2021, do të vendoset statuja e princeshë Dianës në kopshtin e pallatit në Londër.

Nga pallati Kensington kanë njoftuar se të hënën bëhen 23 vjet prej kur ajo vdiq në një aksident automobilistik në Paris.

Pallati mbretëror njoftoi se statuja po vendoset me shumë vonesë, porse këtë e kishte vonuar pandemia këtë vit, transmeton ‘koha.net’.

Detajet tjera pallati do t’i japë më vonë.

Princeshë Diana vdiq më 31 gusht 1997, ku princi Harry dhe William ishin 12 vjeçar e 15 vjeçar.