Statuja “Der moderne Buchdruck” (Shtypja moderne e librit) u inagurua më 21 prill të vitit 2006 në Bebelplatz afër “Humboldt University”. Lartësia e saj është 12.2 metra dhe ndërtimi i saj zgjati tri ditë.
Përfshin 17 struktura çeliku dhe secila prej tyre paraqet një libër, ndërsa peshon rreth 35 tonë.
Librat e vendosur njëri pas tjetrit ‘servon’ emrat e shkrimtarëve dhe poetëve të njohur gjermanë. Statuja u bë për nder të Johannes Gutenberg i cili e shpiku shtypshkronjën në Mainz rreth vitit 1450 dhe botoi bestsellerin e parë në histori, “Gutenberg Bible”, 180 kopje të të cilit u shitën dhe nga të cilat 48 ende ekzistojnë.
Në vazhdim e keni listën e shkrimtarëve, sipas renditjes, të përfshirë në këtë statujë:
Günter Grass
Hannah Arendt
Heinrich Heine
Martin Luter
Immanuel Kant
Anna Seghers
Georg Wilhelm Friedrich Hegel
Vëllezërit Grimm
Karl Marks
Heinrich Böll
Friedrich Schiller
Gotthold Efraim Lessing
Hermann Hesse
Theodor Fontane
Thomas dhe Heinrich Mann
Bertolt Brecht
Johann Wolfgang von Goethe.
ObserverKult
—
Lexo edhe:
DINJITETI? AH, I SHKRETI, TRAJTOHET SHPESH SI PARE XHEPI!
Çdo ditë njeriut i shtohet një plagë morale që ose ia bën vetes, ose ia bëjnë të tjerët. Megjithatë, ai ec dhe ec… Derisa vjen dita që një plagë e tillë mund ta vrasë, dhe kjo ndodh kur shkelmon dinjitetin.
Dinjiteti?… Ah, i shkreti!
Dinjiteti i personit është guri më i çmuar i njeriut, xhevahiri që për ta shitur gjen treg përherë, lehtësisht përherë, ndërsa për ta blerë kurrë dhe asnjëherë, veçse po të ketë qenë gur i rremë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU