Stefan Cvajg: Bisedat që i bënim me Frojdin

Stefan Zweig

Nga Stefan Cvajg

“…Gjatë orëve që pata kaluar me Frojdin kishim folur shpesh për tmerrin e botës hitleriane dhe për luftën. Si njeri human që ishte, tronditej thellë, por si mendimtar nuk habitej aspak nga ai shpërthim i llahtarshëm shtazërie.

Më tha një herë se e kishin quajtur gjithnjë pesimist, meqë nuk pranonte epërsinë e kulturës ndaj instikteve, dhe shtoi se tani – sigurisht, me këtë gjë nuk krenohej – të gjithë shikonin se po vërtetohej në mënyrën më të tmerrshme mendimi i tij që barbaria, instikti elementar i shkatërrimit, nuk mund të çrrënjoset nga shpirti njerëzor.

Mbase në shekujt e ardhshëm, sipas tij, do të gjendet ndonjë mjet për t’i ndrydhur këto instikte së paku në jetën e përbashkët të kombeve, por në jetën e përditshme dhe në botën intime ato do të vazhdojnë të ekzistojnë si forca që s’mund të zhduken dhe ndoshta të nevojshme për të ruajtur një farë tensioni…”.

(Fragment nga libri autobiografik “Bota e djeshme” të autorit Stefan Cvajg.)

ObserverKult

——————-

Stefan Zweig

Lexo edhe:

ZWEIG: KUR NJËHERË NJERIU E GJEN VETEN, NUK EKZISTON ASGJË NË KËTË BOTË QË AI DO TA HUMBË

Thënie nga disa prej mendjeve më të ndritura në histori!

“Shpirti shërohet duke qëndruar me fëmijë.”
– Fyodor Dostoyevsky

“Pyetja më e madhe e cila, në të gjitha kohërat e ka shqetësuar njerëzimin dhe u ka sjellur atyre pjesët më të mëdha të neverisë së tyre… ka qenë, jo nëse pushteti duhet të ekzistojë ose jo në botë, e as se prej nga vjen ai, por kush duhet ta ketë atë?”
– John Lock

“Është preokupimi për posedime, ajo që më shumë se çdo gjë tjetër, na pengon për të jetuar lirshëm dhe me bujari.”
– Bertrand Russell

“Besnikëri ndaj atdheut gjithmonë, besnikëri ndaj qeverisë, vetëm kur e meriton.”
– Mark Twain

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult