reklamë

Studimi “alarmon”: Përdorimi i AI edhe për 10 minuta mund të dëmtojë aftësinë për të menduar

Një studim i ri ka ngritur shqetësime mbi ndikimin që Inteligjenca Artificiale mund të ketë te aftësitë njohëse të njerëzve. Sipas kërkimit, përdorimi i AI-së edhe për vetëm 10 minuta në detyra bazë mendore mund të ndikojë negativisht në aftësinë për të menduar dhe për të zgjidhur probleme.

Studimi, i publikuar si preprint dhe i realizuar nga studiues të universiteteve prestigjioze si Carnegie Mellon, MIT, Oxford dhe University of California, përfshiu rreth 1.200 pjesëmarrës.

Atyre iu kërkua të zgjidhnin ushtrime të thjeshta matematikore me thyesa dhe pyetje të kuptuarit të tekstit. Një pjesë e pjesëmarrësve kishin akses te Inteligjenca Artificiale për shumicën e pyetjeve, ndërsa më pas iu desh të vazhdonin pa ndihmën e saj.

Sipas raportit, përdorimi i vazhdueshëm i Inteligjencës Artificiale mund të krijojë një brez njerëzish që humbin aftësinë për të përballuar sfidat pa mbështetje teknologjike.

Një tjetër shqetësim që ngre studimi është ajo që studiuesit e quajnë efekti i “bretkosës që zien”. Sipas tyre, varësia nga AI rritet gradualisht dhe pa u kuptuar, derisa ndikimi bëhet i madh dhe i vështirë për t’u korrigjuar.

Kërkimi sugjeron se sistemet e ardhshme të Inteligjencës Artificiale duhet të funksionojnë më shumë si mentorë apo mësues, duke udhëzuar përdoruesit dhe jo thjesht duke u dhënë përgjigjet gati.

Studimi vjen në një kohë kur përdorimi i mjeteve si ChatGPT dhe platformave të tjera AI po rritet ndjeshëm në shkolla, universitete dhe në vendet e punës./ Euronews 

ObserverKult


Lexo edhe:

Edicioni i katërt i “Prizren Rock n Blues Fest” mbahet më 3, 4 dhe 5 korrik