Sekuencat gjenetike të tre llojeve të viruseve që qarkullojnë tani gjerësisht midis sapienëve janë izoluar në kockat e dy prej individëve neandertalë që jetuan në Rusi 50.000 vjet më parë.
Këta janë viruset më të vjetër njerëzorë të gjurmuar ndonjëherë, pasi rekordi i mëparshëm i përkiste një patogjeni 31.000 vjet më parë, i gjetur në dhëmbët e një Homo Sapiens të lashtë në Siberinë verilindore.
Por nga u sëmurën Neandertalët? Si u riprodhuan këto viruse dhe sa infektues ishin ata, krahasuar me pasardhësit e tyre modernë? Kjo është pyetja e bërë nga Marcelo Briones, Profesor i Gjenomikës dhe Bioinformatikës në Universitetin Federal të São Paulo (Brazil), autor i studimit i publikuar në “bioRxiv”.
Në mbetjet kockore të dy Neandertalëve të gjetur në shpellën Chagyrskaya, Rusi, Briones dhe kolegët e tij izoluan profilin gjenetik të një adenovirusi, i cili sot shkakton simptoma të ftohjes; të një herpesvirusi, i cili shkakton herpes të buzëve dhe i një virusi papilloma, i cili mund të shkaktojë lytha dhe tumore gjenitale.
Duke i krahasuar këto sekuenca gjenetike me ato të homologëve modernë të këtyre viruseve, ekipi përjashtoi që kockat e Neandertalit ishin kontaminuar nga patogjenët e disa shkencëtarëve që punonin mbi to. Me fjalë të tjera, është e sigurt se përpara Homo sapiens, këto viruse infektuan në të vërtetë Neandertalët.
Profesor Briones beson se zbulimi mbështet hipotezën që viruset mund të kenë kontribuar disi në zhdukjen e Neandertalëve, megjithëse, në vetvete, fakti që patogjenë të shumtë infektuan të njëjtin individ neandertal nuk është befasues: njeriu modern has mesatarisht rreth dhjetë lloje virusesh gjatë jetëgjatësisë së tij.
Shkencëtarët janë më skeptikë në lidhje me mundësinë e nxjerrjes së informacionit përkatës nga këto gjenome, sepse: “Mjetet aktuale të përdorura për të vërtetuar rezultatet e ADN-së së lashtë nga njerëzit mund të mos jenë të zbatueshme për viruset, të cilët nga natyra kanë fije më të shkurtra të ADN-së”, shpjegoi për Neë Scientist, Sally Wasef, një paleogjenetike në Universitetin e Teknologjisë në Queensland në Australi.
Për të njëjtat arsye, shkencëtarja është skeptike për mundësinë e sintetizimit të kopjeve të këtyre viruseve në laborator, duke u nisur nga ajo që ka mbetur nga gjenomi i tyre./a2cnn
ObserverKult
Lexo edhe: