Dalipaj: Duhet ta ruajmë gjuhën nga gjuhëtarët zyrtarë!

Studiuesi Agron Dalipaj thotë se shkatërruesit me të mëdhenj të gjuhës shqipe janë gjuhëtarët.

“Gjuha shqipe nuk vdes nëse nuk ndërhyjnë gjuhëtarët. Është e frikshme puna që bëjnë gjuhëtarët shqiptarë mbi gjuhën shqipe. Duhet ta ruajmë gjuhën nga gjuhëtarët zyrtarë. Është e rëndë ta thuash”.

I ftuar në “Jeto me Orën” ai hodhi akuza ndaj Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike, duke ju referuar si dy institucione me ideologji sllave.

 “Në krye të Akademisë së Shkencave është një njeri që nuk ka asnjë produkt shkencor, është njeri politik. Për çfarë i duhet Akademisë së Shkencave? E kemi pasur një të tillë 21 vjet, Aleks Buda.

Ishte censurues i të gjithë veprave shkencore. Ka ndaluar shumë shkencëtarë që kanë nxjerrë të vërteta, e njëjta gjë ndodh sot.

Edhe sot është një njeri politik në krye të kësaj Akademie. Nuk kemi shpresa që Akademia e Shkencave dhe Akademia e Studimeve Albanologjike do të punojnë për shqiptarët. Janë institucione ideologjike sllave m’u në mes të Tiranës.

Kanë punuar kundër gjuhës shqipe dhe kombit shqiptar. Armiqtë tanë kanë arritur të manipulojnë dhe drejtojnë këto dy Akademi”./fjala.al

ObserverKult


Lexo edhe:

DITA NDËRKOMBËTARE E GJUHËS AMTARE: GJUHA SHQIPE “SA E BUKUR, SA E VLERË”

24 vjet më parë, më 21 shkurt të vitit 1999, UNESCO-ja shpalli Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Ndërsa Asambleja e Kombeve të Bashkuara e adoptoi këtë rezolutë më 2002.

Që prej asaj date, çdo vit vihet theksi tek vlera universale që mbart shumëllojshmëria gjuhësore e kombeve.

Gjuha, si njësi e pandashme kulturore e vendeve, shërben jo vetëm si një mjet komunikimi, por edhe si simbol përbashkësie.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave thekson se, shqipja jonë “sa e bukur, sa e vlerë” ka qenë një rojtare e përhershme e identitetit tonë kombëtar, duke kristalizuar përpjekjet për shtetformim.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult