Studiuesit zbuluan një gjurmë dore mbi baltë, 4000-vjeçare

Studiuesit britanikë kanë gjetur pranë një varri në Egjipt, një gjurmë të rallë dore njeriu. Gjurma mbi 4000 vjeçare mbi qeramikën e kuqe do të dërgohet në muze në Kembrixh, ku pritet të mbahet edhe një ekspozitë sa i përket zanateve të lashta egjiptiane.

Një gjurmë dore mbi 4,000-vjeçare është gjetur mbi një varr të lashtë egjiptian. Zbulimi u bë nga  studiuesit e Universitetit të Kembrixhit, të cilët besojnë se gjurma është lënë nga dikush para sesa balta e kuqe të thahej plotësisht.

“Ne kemi vërejtur gjurmë gishtash të lëna në llak të lagësht ose në një arkivol në dekorim, por është e rrallë dhe emocionuese të gjesh një gjurmë të plotë dore poshtë kësaj shtëpie shpirtërore. Kjo u la nga krijuesi i cili e preku atë para se balta të thahej. Nuk kam parë kurrë më parë një gjurmë dore kaq të plotë në një objekt egjiptian”, – deklaroi Kuratorja e muzeut britanik, Helen Strudwick.

ObserverKult

Lexo edhe:

Historia e dhimbshme e Ashton dhe Michael Kutcher