Për herë të parë në historinë e vendit, Sudani ka një paraqitje për “Academy Awards”. Është prodhuar nga partneriteti i kompanive egjiptiane dhe evropiane, por ka producent dhe aktorë sudanezë.
“You will die at twenty” do të garojë për kategorinë “Filmi për i mirë ndërkombëtar”, sipas AP.
Ngjarja përfshin një djalë të ri, vdekja e të cilit, në moshën 20-vjeçare, profetizohet jo shumë kohë pas lindjes së tij, duke hedhur një hije mbi vitet e tij të jetës, transmeton ‘konica.al’.
Bazuar në një ngjarje të shkurtë të sudanezit Hammour Ziyada, kritikët thonë se, ajo demonstron se skena kulturore e vendit po rizgjohet, pas dekadash shtypjeje.
Filmi është prodhuar pas demonstratave masive kundër al-Bashirit, pasi ishte rrëzuar nga ushtria, në prill 2019, pas udhëheqjes së shtetit për afër 30 vjet.