Suedia fituese e Eurovision 2023/ Shqipëria e 22-ta

suedia

Eurovision 2023, fiton Suedia

Një spektakël plot emocione e performanca fantastike solli finalja e madhe e Eurovision 2023 në Liverpool Arena në Britani të Madhe.

Suedia është fituesja e Eurovision 2023. Këngëtarja Loreen me këngën “Tattoo” rrëmbeu vendin e parë duke marrë 583 pikë.

Suedia pati një mbështetje të madhe nga publiku dhe nga vendet që morën pjesë duke shënuar një diferencë të madhe pikësh.

Ata morën pikë të shumta nga juritë profesionale të shteteve pjesëmarrëse, por rezultati u vulos me votat e publikut.

Në vend të dytë u rendit Finlanda me gjithsej 526 pikë e në vend të tretë Izraeli me 362 pikë.

Vendi i katërt i takoi Italisë me 350 pikë si dhe në vend të pestë u rendit Norvegjia me 268 pikë.

Shqipëria, e cila u përfaqësua nga Albina dhe familja Kelmendi u rendit në vend të 22-të me gjithsej 76 pikë.

Shqipëria u përfaqësua këtë vit me këngën “Duje”, kënduar nga Albina dhe Familja Kelmendi.
Kënga përfaqësuese e Shqipërisë u rendit në vendin e 22 me 76 pikë.
Shqipëria mori vetëm 17 vota nga juritë e shteteve dhe 59 nga publiku.

ObserverKult

Kliko edhe:

INTELIGJENCA ARTIFICIALE “PARASHIKON” FITUESIN E EUROVISIONIT

Faqet e basteve i kërkuan inteligjencës artificiale ChatGPT të analizonte favoritët për të fituar finalen e Eurovision 2023. Fitorja i parashikohet përfaqësueses suedeze, Lorin.

Ky është parashikimi i inteligjencës artificiale të ChatGPT për finalen e Eurovizionit:

“Eurovision 2023 u mbajt më 13 maj. Ishte një mbrëmje dinamike e mbushur me performanca sensacionale dhe konkurrencë të ashpër.

Pas një gare emocionuese, vendi fitues ishte Suedia me këngën e saj fantastike. Konkurrentja suedeze fitoi zemrat e gjyqtarëve dhe publikut me zërin e saj të jashtëzakonshëm, performancë magjepsëse dhe kombinimin e elementeve muzikore moderne dhe tradicionale. Ata mblodhën 298 pikë për të siguruar një fitore të merituar”, shkruan AI.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult