Kënga “Duje” kënduar nga Albina Kelmendi dhe familja në Eurovizon u pozicionua në vendin e 22-të.
Këngëtarja nga Kosova ka folur së fundmi rreth eksperiencës së saj në festivalin e madh në Eurovision, ku ka rrëfyer emocionet pas performancave në Liverpool.
Ndër të tjera duket se Albina ka marrë një ofertë tejet joshëse nga shteti që u shpall fitues i Eurovizion për këtë edicion.
Kelmendi ka treguar se Suedia e ka ftuar që të jetë këngëtarja shqiptare përfaqësuese e shtetit të tyre në Eurovizionin e ardhshëm.
“Nuk e di nëse duhet ta them ende apo jo, por Suedia më është ofruar që të jem përfaqësuesja e tyre vitin e ardhshëm. Jemi në bisedime…”, ka treguar Kelmendi.
Ndryshe, këngëtarja suedeze Loreen u shpall fituese e ‘Eurovision Song Contest 2023’ me këngën ‘Tattoo’./Bordo.al
ObserverKult
Lexo edhe:
ALBINA KELMENDI OPTIMISTE: DO TA FITOJMË EDHE EUROVISIONIN
Këngëtarja nga Kosova Albina Kelmendi, bashkë me familjen e saj, do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision. Ky festival do të mbahet vitin e ardhshëm në Liverpool të Britanisë së Madhe.
Këngëtarja ka marrë bekimin e publikut nga Shqipëria dhe Kosova për të shkuar në Eurovision me këngën “Duje”. Kjo këngë është shkruar nga Eriona Rushiti dhe kompozuar nga Enis Mullaj.
Përveç si më e votuara nga publiku, Kelmendi ka marrë edhe çmimin e dytë nga juria profesionale e festivalit. Kjo ishte pjesëmarrja e saj e parë në Festivalin e Këngës në RTSH. Ajo ka treguar se kishte ftesa edhe më herët për të qenë pjesëmarrëse.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult