Sueton Zhugri: Nesër do të dua tjetër

nesër Mbi tavolinë kam lënë adresën e varrit që të shkosh të ujisësh fotografinë dhe lulet në verë, (mos u merr erë, është shumë herët)


Nesër do të dua një tjetër
Ashtu si dhe ti
Do të vijë çasti dhe parabolat do të bien
Si nga lisharëset yjore me kokë poshtë
Do të dashurosh dikë tjetër
Po ashtu dhe unë
… do të të zbërdhylet fytyra ime
Në kujtesë
E jotja do të zhvendoset si në ‘deep fake’
Mbi atë tjetrën dashuri
Nesër do të puthësh krejt tjetër
Tjetër ballë, shikim, buzë, zë…
Duar, këmbë, mendime, seks
Unë do të thith ajrin e mbrëmjes
Do ta ul tjetrën në prehrin tim,
Do t’i marr erë, siç i merret një mimoze
Të porsakëputur
Por me shumë mall do të përqafoj
Gjithmonë ty…


24.05.2022

ObserverKult

Lexo edhe:

SUETON ZHUGRI: POEZIA MË E THJESHTË NË BOTË

sueton zhugri nesër

E pra tani që erdhi ndarja
do të gjej një tjetër,
të mos ngjajë fare me ty.
Buzët t’i ketë të trasha e të majme,
jo si ty që i kishe të holla e të ëmbla, ëmbla,
sa më zuri diabeti duke të të puthur.
Do ta gjej me sy blu, apo të gjelbër,
apo edhe të zinj,
por me sa më pak kadife
që të mos rrëshqas e thyej kokën në to,
si me ty,
me hundë sa më të vogël,
se e jotja si e babëzitur,
më dukej sikur thithte edhe frymën time,
sa herë rënkoje në gjoksin tim.

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult