Dirigjentja e njohur, Suzana Turku ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News. Ajo është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar vitet e fëmijërisë, kur shkonte në Pallatin e Pionerëve.
Turku ka treguar se talentin e saj në muzikë e ka zbuluar profesori i nderuar, Robert Radoja, të cilit ajo do t’i jetë mirënjohëse gjatë gjithë jetës.
“Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur për ato vite. Ka qenë e mbushur me shumë aktivitete. Ne sa mbaronim shkollën me vrap shkonim te Pallati i Pionerëve si lagje. Unë jam ‘Ali Demse’. Njiheshim të gjithë me njëri-tjetrin dhe shkonim në Pallatin e Pionerëve. Nuk bënim vetëm kor, ose solist kompleks, por mësonim të qëndisnim, të gatuanim… Unë merresha dhe me alpinizëm. Më pëlqente shumë, kam pasur profesor timin Luigj Shalën, i cili ka vdekur shumë i ri. Bashkë me Eva Pëllumbin, moshatare shkonim.
Pastaj na ka marrë profesor Robert Radoja dhe na ka çuar në konkursin në Liceun Artistik. Ne të gjithë që jemi paraqitur nga Pallati i Pionerëve e kemi fituar shkollën. Edhe nuk e harroj, ka ardhur në shtëpinë time dhe ka njoftuar prindërit e mi që Zanës i ka dal Liceu Artistik. Ashtu siç ka vepruar me mua, ka vepruar me të gjithë. Robert Radoja ka nxjerr breza aty dhe duhet t’i jemi mirënjohës për atë që ka bërë. Të paktën, unë nuk e harroj gjithë jetën”, u shpreh dirigjentja./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
ROBERT RADOJA: SI PUNOVA ME TALENTET FËMIJË, SOT INVA MULA, ERMONELA JAHO, EMA QAZIMI
Robert Radoja, i lindur më 15 prill të vitit 1938 në Bolonja të Italisë, fëmijërinë e kaloi në një fermë në rrethinat e Shkodrës, pronë e të atit.
Babai i tij kishte shumë miq, ndër ta edhe personalitete të shquara të kulturës, që shkonin për takime miqësore në fshat, mes të cilëve edhe Preng Jakova, që në atë kohë kishte krijuar korin kishtar.
Kur Preng Jakova sillte fizarmonikën me vete tek shtëpia e tyre, Roberti i vogël, do të elektrizohej nga prekja e tingujve të parë muzikorë. Dhe ishte kjo fizarmonikë prej nga nisën hapat e parë të një artisti të madh…
Jeta dhe vepra e kompozitorit Robert Radoja nuk është thjesht një histori muzike, por është edhe pjesë e rëndësishme e historisë kombëtare.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult