T. S. Eliot: Histeria

Ndërkohë që ajo qeshte, unë e dita se kam me u përfshí në atë qeshje dhe kam me qenë pjesë e saj, derisa dhambët e saj ishin vetëm yje aksidentalë me nji talent për skuadrile. Unë u tërhoqa nga gulçimet e shkurta, i thithun në çdo rimëkambje momentale, humbun ma në fund në shpellat e errëta të fytit të saj, plagosun nga murmurima e muskujve të padukshëm. Nji kamarier i moshuem me duert që i dridheshin po shtrinte me nxitim nji mbulesë me katrorë pembe e bardh mbi tavolinën e hekurt jeshile të ndryshkun, tue thanë: “Në qoftë se zonja dhe zotnia duen me pi çaj në kopsht, në qoftë se zonja dhe zotnia duen me pi çaj në kopsht… ” Unë vendosa se në qoftë se tundja e gjijve të saj mund të ndalej, disa prej fragmenteve të mbasdites mund të mblidheshin, dhe e përqendrova vëmendjen time me kujdes të veçantë te ky fund.

(Nandor 1915)

Përktheu: Ag Apolloni