Poezi nga T.S. Eliot
Nёse hapësira dhe koha, siç thonё tё urtёt,
janë gjёra qё s’mund tё jenё,
miza qё jeton vetëm njё ditё
jeton po aq sa ne.
Por ndërkaq jetojmë sa mundemi,
ndërsa jeta dhe dashuria janë tё lira,
pasi koha ёshtё kohё dhe ikёn tutje,
ndërsa tё urtit mendojnë tё kundёrtёn.
Lulet qё tё dërgova kur vesa
dridhej mbi pjergull
u fishkёn para se bleta tё fluturonte
tё thithte trëndafilin e egër.
Por ndërkaq tё ngutemi t’i mbledhim akoma
dhe tё mos trishtohemi po t’i shohim tё thahen,
dhe megjithëse lulet e jetёs tё jenё tё pakta
mund tё jenё hyjnore.
Përktheu: Faslli Haliti
LEXO EDHE: T.S.ELIOT: TRADITA DHE TALENTI INDIVIDUAL
Në shkrimet angleze rrallë flasim për traditën, edhe pse më ndonjë rast e përdorim këtë emër duke shfaqur keqardhje për mungesën e tij.
Në shumicën e rasteve e përdorim mbiemrin duke thënë se poezia e filan filanit është ‘tradicionale’ ose madje ‘’tejet tradicionale’’ dhe nuk mund të bëjmë fjalë për ‘’traditën’’ ose për ‘’një traditë’’. Kjo fjalë ndoshta rrallë shfaqet, pos në ndonjë frazë mospranimi.
Nëse përdoret ndryshe, atëherë fjala është për një implikim të paqartë lidhur me pranimin e një vepre sikur të ishte ajo në rindërtim i kënaqshëm arkeologjik. Vështirë mund t’ia bësh të pëlqyeshme këtë fjalë veshit anglez pa këtë referim ngushëllues në shkencën e fjetur të arkeologjisë.
Me siguri se nuk ka gjasa që kjo fjalë të shfaqet kur çmojmë shkrimtarët e gjallë ose të vdekur. Çdo komb, çdo racë, nuk e ka vetëm mënyrën e të menduarit krijues, por edhe mënyrën e të menduarit kritik, dhe madje, më pak përqëndrohet në të metat dhe përkufizimet e shprehive kritike sesa në ato të gjenialitetit krijues…
E dimë, ose mendojmë se e dimë, nga një shumicë shkrimesh që janë shfaqur në gjuhën frënge, metodën kritike ose shprehinë e francezëve: pastaj (jemi aq të pavetëdijshëm) përfundojmë se francezët janë ‘’më kritikë’’ se ne…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU