Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri është takuar me ministren e Kulturës, Vlora Dumoshi.
Në këtë takim ata diskutuan për rolin e Qeverisë në përcaktimin e kritereve nga profesionistët e fushës për ngritjen e monumenteve dhe shtatoreve.
Ky është postimi i plotë i Tahirit:
Sot, takova Ministren për Kulturë, Rini dhe Sport znj. Vlora Dumoshi dhe z. Bislim Zogaj, Drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, për të diskutuar rreth rolit të Qeverisë në përcaktimin e kritereve nga profesionistët e fushës me eksperincë vendore e ndërkombëtare për ngritjen e monumenteve dhe shtatoreve, të cilat duhet të përcaktohen në bazë të vlerave historike dhe kombëtare. Rendi ligjor dhe rregullat duhet të përcaktohen nga Qeveria në bashkëpunim me Komunat dhe ekspertët e fushës.