Takimi i fundit me Shpresa Bërdëllimën, ja çka i tha aktorja e ndjerë

Kineasti shumë i njohur shqiptar Vladimir Prifti, regjisor i të dy filmave, me protagoniste aktoren e ndjerë, rrëfen se tek Shpresa Bërdëllima kishte pikasur një aktore jo vetëm simpatike, por edhe me aftësi të jashtëzakonshme për t’u përshtatur në marrëdhëniet kinematografike dhe zhvendosjen nga teatri në film.

Sipas kineastit, Shpresës i rrinte mirë çdo rol që ajo merrte përsipër të interpretonte.

“E njihte mirë estradën ku punoi për një kohë të gjatë. Pati bashkëpunime shumë të mira edhe aty me regjisorë me emër si Gjergj Vlashi apo Bujar Kapexhiu.

Po ashtu, gjurmët e saj ndihen edhe në kinema, ku ka interpretuar në shumë filma. Ishte një aktore e mbushur me mirësi, racionale, e po aq interesante ishte edhe lehtësia me të cilën ajo iu përshtat kinematografisë. Pasi nuk është aspak e thjeshtë që nga teatri të interpretosh në film.

Filmi ka tjetër natyrë, e kërkon të tjera karakteristika në interpretim. Mirëpo Shpresa i kapërceu me sukses të gjitha vështirësitë”, tregoi kohë më parë Prifti.

Madje Prifti rrëfen detaje, edhe nga një takim i fundit me aktoren.

Gjatë një vizite në Shqipëri, sepse aktorja jetonte jashtë, Prifti kujton se artistja i pati rrëfyer për sëmundjen që po kacafytej me dëshirën e saj të madhe për t’iu gëzuar jetës.

“Ajo më tregoi se po kurohet, por unë shpresova se do ta kalonte. Ikja e saj nga kjo botë ishte e parakohshme, humbja e saj është një fatkeqësi…”, rrëfeu Prifti./revistaai

Shpresa Bërdëllima

Lexo edhe:

NDËRROI JETË PARA 54 VJETËVE, “PREFEKTI” BESIM LEVONJA- AKTORI QË S’HARROHET

Sot mbushen plot 54 vjet që është ndarë nga jeta aktori Besim Levonja, pena e artë e “Prefektit”. Respekt dhe nderim për figurën e tij.

Besim Levonja lindi në Elbasan më 16 mars të vitit 1922 dhe ndërroi jetë më 21 qershor të vitit 1968.

Veprimtarinë e tij artistike e filloi që herët, në vitin 1942. Me krijimin e teatrit Popullor në 1945 Besim Levonja është ndër të parët artistë që formuan grupin artistik të këtij teatri…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult