Takimi prekës me një djalë që s’mund të ecte, Mirush Kabashi: M’u duk vetja shumë i vogël

Mirush Kabashi dhe Reshat Arbana

Aktori i madh Mirush Kabashi shprehet se shqiptarët e kanë treguar humanizmin e tyre dhe Nënë Tereza s’është rastësisht shqiptare.

Ai rrëfeu edhe një histori prekese që i kishte ndodhur me një adoleshent që lëvizte me karrocë, pasi nuk i kishte këmbët.

“Kam pasur një problem timin dhe isha në Dajt.

Duke ecur kur dëgjoj një adoleshent që ishte me karrocë, pasi nuk ecte dhe që thërriste: ‘o xhaxhi xhaxhi…”.

I thashë nuk kam para të vogla dhe vazhdova rrugën, por ai vazhdonte të thërriste.

Më pas unë u ndala dhe ai më dhuroi një mollë dhe më tha se më kishte parë në një film.

Më besoni se mu duk vetja milingonë në atë moment.

Pra kur të vijë çështja për ndihmë ne duhet të japim për të tjerët”- tha aktori i madh Mirush Kabashi./Vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

MIRUSH KABASHI FLET SE SI PORTALET E “VDIQËN” TË GJALLË: MENDOVA SE ÇFARË PO LË PAS VETES DHE U GËZOVA SE PO LË EMRIN E MIRË

Aktori i madh Mirush Kabashi, në një dalje së fundmi për publikun, ka folur edhe për problemet e tij shëndetësore, që ka kaluar pak vite më parë, e që e kanë bërë të mendojë edhe më të keqen.

I pyetur për problemet shëndetësore, aktori ka rrëfyer se në kapërcimin e këtyre problemeve, dashuria e publikut, vlerësimi i tyre, ka qenë një inkurajim i madh.

Gjatë rrëfimit të tij, i madhi i skenës shqiptare ka folur edhe për lajmet e publikuara në portale, se ai ndërroi jetë.

Madje një lajm i tillë i pavërtetë qarkulloi edhe pak javë më parë, pas Vitit të Ri.

Pra, dy herë, pa bërë asnjë verifikim, portalet kanë shkruar se aktori i madh ka ndërruar jetë, ndërkohë që ai ishte shëndosh e mirë.

Kabashi thotë se lajmet për vdekjen e tij, në fakt e kanë ndihmuar të reflektojë atë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult