Takohen ministrat e Kulturës: Shqipëri-Kosovë, projekte të përbashkëta kulturore

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja u prit në një takim në Prishtinë nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Kosovës, Hajrulla Çeku.

Gjatë takimit Gonxhja dhe Çeku diskutuan mbi mundësi konkrete për bashkëpunim dhe projekte të përbashkëta kulturore, shkëmbime artistike dhe promovimin e trashëgimisë së përbashkët kulturore.

Ministri Gonxhja theksoi se “në fokus të bisedës ishte edhe sinergjia e mundshme e qendrave tona kombëtare të kinematografisë, si një hap drejt fuqizimit të industrisë filmike mbarëkombëtare, dhe binjakëzimi i Muzeut tonë Kombëtar “Marubi” me Galerinë e Arteve në Prishtinë, ku mund të ekspozojmë një pjesë të çmuar të arkivave”.

“Teatri ishte gjithashtu temë me shumë interes për programe e festivale rajonale”, tha Gonxhja.

Gonxhja u ndodhë në Prishtinë në kuadër të seancës plenare të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë./atsh

ObserverKult


Lexo edhe:

HAJRULLA ÇEKU: KEMI INVESTUAR RRETH 20 MILIONË EURO PËR INFRASTRUKTURË TEATRORE