Të afërmit thanë se komedia “vrau” Qazim Mulletin dhe familjen e tij, ndërsa artistët s’kërkuan falje- reagon Astrit Çerma

Pas deklaratës së të afërmve të ish-prefektit të Tiranës, Qazim Mulleti, për ndikimin negativ që ka pasur komedia “Prefekti” në jetën e familjarëve të tij, ka reaguar dhe aktori Astrit Çerma, që siç thotë luajti në të 150 herë.

Riatdhesimi i eshtrave të ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulletit, ka ngjallur sërish debate. Palët janë të ndara, në ata që e konsiderojnë si figurë patriotike dhe intelektuale, e të tjerë që e etiketojnë si kolaboracionist për shkak se ishte nënpunës i lartë gjatë nazi-fashizmit.

Në një intervistë për Report tv, mbesa e tij, Fatbardha Mulleti u shpreh se komedia “Prefekti” e Besim Levonjës, shënoi jetën e familjarëve të tij, duke i bërë objekt tallje djalin e vetëm dhe bashkëshorten, me këtë pjesë dramaturgjike që ajo e konsideron tërësisht të tjetërsuar.

Më tej tregoi se autori i komedisë, të cilin vetë Qazim Mulleti kishte ndërhyrë për ta shpëtuar nga burgu i Tiranës, nuk kishte komunikuar asnjëherë me ta, por as artistët e tjerë nuk kërkuan kurrë falje.

Opinioni edhe në këtë pikë është i ndarë, duke konsideruar se artistët nuk duhet të lidhen me çështjet politike të kohës. Një nga aktorët që ka luajtur në komedinë “Prefekti” është Astrit Çerma, i cili ka reaguar si më poshtë lidhur me lojën e tij aktoriale në këtë pjesë.

“E kam luajtur ‘Prefektin’ rreth 100-150 herë. Ndofta edhe më tepër, sepse vetëm në skenën e Skampës me sa mbaj mend ishin mbi 120 shfaqje.

Nga këto përjashto 14 shfaqje ku luajti i nderuari Hysen Biza dhe ku të dy ishim dublantë në dy rolet e Qazimit dhe memecit..Komedia fillonte me leximin e traktit:

O Qazim more Qazim,
Puna jote aferim.
Gomar ti, gomar kush të vuni
Sot a nesër valon druni..
Tani s’na mbete gjë tjetër veç ta fillojmë Komedinë me tjetër “trakt”:
O Qazim, more Qazim,
Ardhja jote veç na nxinë,
Gomar ti, gomar kush të pruni,
Prap se prap mbetesh tek..huni…’, shkruan aktori në rrjetet sociale./Shqiptarja.com

ObserverKult  

—————————-

Xhevdet Ferri
Xhevdet Ferri

Lexo edhe:

LETRA EMOCIONALE QË E SHKROI ASTRIT ÇERMA PASI U NDA NGA JETA XHEVDET FERRIT

Ndarja nga jeta e aktorit të mirënjohur, Xhevdet Ferri , pati prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Mes shumë komenteve dhe reagimeve në rrjete sociale, mjaft prekës ishte edhe mesazhi i aktorit Astrit Çerma. Një nga ikonat e artit shqiptar.

Në një postim në rrjetet sociale, Çerma ndër të tjera pati shkruar se ky lajm e ka tronditur…

“U largua Xhevdet Ferri. Që në mëngjes ky lajm, sinqerisht më tronditi. Desha të hidhja diçka në f.b. por.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult