Të derdhësh lot për kohën e çuar dëm është sërish kohë e çuar dëm

shpirt grua vuajtja du atë

ObserverKult ua sjell disa thënie të Mason Cooley:

Pasioni është i stuhishëm. Dashuria është e qetë.

Në dashuri, shqetësohemi më shumë për domethënien e heshtjeve se për domethënien e fjalëve.

Kurrë mos i bëj pyetje një personi të mërzitshëm.

Vetëm ai që e ka zemrën të thyer e njeh të vërtetën mbi dashurinë.

Disa dashuri janë si një ves që ka pushuar së qenit kënaqësi.

Miqtë nganjëherë janë të mërzitshëm, por jo armiqtë.

Të gënjyerit për qejf, ose është art ose sëmundje.

Të derdhësh lot për kohën e çuar dëm është sërish kohë e çuar dëm.

ObserverKult  

LEXO EDHE: Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e të cilës do të gjesh falje