Të dielën jepet premiera e “Vallja e Paqes”

Foto ilustrim

Në kuadër të manifestimeve për shënimin e 20-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, IN Ansambli i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV në bashkëpunim me Ministrinë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, organizon koncert të dielën duke filluar nga ora 20 dhe ku do të jetë premierë “Vallja e Paqes”. Koncerti do të mbahet në sallën e Operës dhe Baletit në Shkup.

Do të ketë edhe transmetim të drejtpërdrejtë në Televizionin e Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe.

Pjesëmarrja e publikut do të jetë me ftesa dhe duke respektuar të gjitha protokolet anti Covid në ambiente të mbyllura./(koha.mk)

LEXO EDHE: Me shfaqjen “Bregu i pikëllimit” të Teki Dërvishit, Teatri i Shkupit rifillon punën