– A i ke thënë ndonjëherë lamtumirë dikujt, duke e ditur se do të jetë përgjithmonë?
– Po, i kam thënë – iu përgjigja.
– Më falni që të pyeta, por pse kjo është një “lamtumirë përgjithmonë?
– Unë jam e vjetër dhe ajo jeton shumë larg. Kam sfida përpara dhe realiteti është se udhëtimi i radhës i saj, do të jetë për funeralin tim – tha ajo.
– Kur po thoshit lamtumirë, ju dëgjova duke thënë: Të uroj shumë!
– Mund të pyes se çfarë do të thotë?
Ajo filloi të buzëqeshë.
– Kjo është një dëshirë që është trashëguar nga gjeneratat e tjera. Prindërit e mi ua thonin të gjithëve.
Ajo ndaloi një moment dhe ngriti sytë, sikur po përpiqej të kujtonte detaje nga koha dhe buzëqeshi edhe më shumë.
– Kur ne thoshim Të uroj shumë!, ne donim që personi tjetër të kishte një jetë të mbushur me shumë gjëra të mira për ta mbajtur atë.
U kthye nga unë dhe duke shkëputur diçka nga kujtesa, ajo ndau sa vijon, :
Të uroj shumë diell për të mbajtur qëndrimin tënd të ndritshëm!
Të uroj shi të mjaftueshëm për të vlerësuar më shumë diellin!
Të uroj shumë lumturi për të mbajtur gjallë shpirtin tuaj!
Të uroj dhimbje të mjaftueshme që gëzimet më të vogla në jetë të duken shumë më të mëdha!
Të uroj fitime të mjaftueshëm për të kënaqur dëshirat tuaja!
Të uroj humbje të mjaftueshme për të vlerësuar gjithçka që zotëron!
Të uroj shumë përshëndetje për të t’bërë të kalosh lamtumirën e fundit!” (Bob Perks)
Më pas ajo filloi të qante dhe u largua.
Thonë se duhet një minutë për të gjetur një person të veçantë. Një orë për t’i vlerësuar ato. Një ditë për t’i dashur ata. Dhe një jetë të tërë për t’i harruar.
ObserverKult
Lexo edhe:
DASHURIA DUHET “TË USHQEHET” ÇDO DITË ME RESPEKT, VËMENDJE DHE PËRKUSHTIM