Nuk të dua si një kristal kripe rozë, as si gurë topazi,
Dhe as si shigjetë karafilash me të cilën qëllon zjarrin
të dua siç duhen disa gjëra të errëta,
fshehtësisht, mes shpirtit dhe hijes.
Të dua si ajo bima që nuk lulëzon dhe që mban,
fshehtësisht, dritën e atyre luleve në skutat më të thella të saj,
dhe falë dashurisë tënde jeton në një mënyrë të errët
brenda trupit tim, ai amëshim që ngjitet nga toka.
Të dua pa e ditur si, kur apo nga ku,
të dua hapur, çiltër dhe pa krenari:
të dua kështu se mënyrë tjetër nuk di
përveç kësaj ku nuk ndodhemi unë dhe ti,
kaq pranë sa dora jote mbi gjoksin tim është e imja
kaq pranë sa qepallat e tua mbyllen tek nis e ëndërroj.
Përktheu: Redi Sheqeri
ObserverKult
Lexo edhe:
“DO TË VDES I MBYTUR NË BORXHE…”, LEKA SEFLA LEXON XHEVAHIR SPAHIUN