Të duash fort dikë të jep guxim, të të dojë fort dikush të jep forcë…

"Gremina e dashunis"

ObserverKult ju sjell disa thënie për guximin nga autorë të ndryshëm.

Vërja veshin guximit tënd, jo frikës sate. /James A. Lockhart

Si për të dështuar, si për të pasur sukses, duhet i njëjti guxim. /Anne Morrow Lindbergh

Për atë që guxon, asgjë s’është e pamundur. /Matthew Lewis

Të duash fort dikë të jep guxim. Të të dojë fort dikush të jep forcë. /Laozi

Dallimi mes guximtarëve dhe frikacakëve është ky: guximtarët e njohin rrezikun por nuk e kanë frikë, frikacakët kanë frikë pa e njohur rrezikun. /Vasily Klyuchevsky

Ata që kanë guxim të dështojnë bujshëm mund të arrijnë të triumfojnë madhërishëm./John F. Kennedy

Gjithkush ka talent. Gjëja e rrallë është guximi për ta ndjekur atë talent në vendin e errët ku të shpie. /Erica Jong

Duhet të gjejmë guximin për të ndjekur zemrën dhe intuitën tonë./ Steve Jobs

Suksesin e arrijnë shpesh ata që guxojnë të veprojnë, por rrallë të ndrojturit e të tremburit nga pasojat. /Jawaharlal Nehru

Përkufizimi im i kurajës: mos lejo kurrë që të tjerët të të tregojnë kush je./Jenna Jameson

Prova më e madhe e guximit është të durosh mposhtjen pa e humbur zemrën./Robert G. Ingersoll

Kush guxon të jetë i çmendur, bën hapin e parë drejt mençurisë./James Huneker

—————————-

Lexo edhe:

TË DUASH DIKË ËSHTË TË SHOHËSH NJË MREKULLI TË PADUKSHME PËR TË TJERËT

ObserverKult