Të enjten në Prishtinë promovohet “Një letërsi tjetër”

Të enjten, me datë 16 dhjetor 2021, duke filluar nga ora 11.00, në Biblotekën Kombëtare të Kosovës promovohet libri “Nji letërsi tjetër” i autorit Primo Shllaku.
Për librin do të flasin prof. Dije Demiri Frangu; publicisti Halil Matoshi dhe prof. Ag Apolloni.
Kjo ngjarje kulturore letrare të cilën do t’a drejtoj gazetarja Lumira Kelmendi, organizohet nga Social Creativity bashkë me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, ndërsa sponsor medial është portali për kulturë, letërsi e art ObserverKult.