Të gjithë ata që e vizitojnë muzeun e Kalasë së Prizrenit mund t’i shohin edhe gjetjet e fundit nga gërmimet arkeologjike

Vizitorët që shkojnë drejt kalasë së Prizrenit, do ta kenë mundësinë të njihen me trashëgiminë kulturore nga materiali i nxjerrë nga gërmimet arkeologjike në Hisar të Komunës së Suharekës. Ky material është në fazën përfundimtare të përgatitjes së dokumentacionit për botim.

Vizitorët që vijnë në Prizren nga vende të ndryshme të Kosovës apo edhe nga vendet e tjera preferojnë të vizitojnë jo vetëm qytetin, por edhe kalanë.

Vetë kalaja është objekt shumë i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore, por muzeu brenda saj prezanton epokat në miniaturë.

Mirlinda Maloku, në ambientet e muzeut të kalasë shenjëzon artefakte të reja që erdhën nga gërmimet arkeologjike me karakter shpëtimi në Hisar të Suharekës.

“Ky gërmimi i fundit në Hisar na u duk si nga fillimi, ka interesim, ka shumë studentë të arkeologjisë që besoj që janë të interesuar”, tha ajo.

Në gërmimet e Hisarit dolën në pah artefaktet e bronzit të mesëm, bronzit të vonë dhe të hekurit, enë të ndryshme të përdorura nga banorët e këtij lokaliteti në atë kohë, që janë në fazën përgatitore të materialit për botim.

“Nga ky gërmim, do të arrijmë të krijojmë një koleksion të ri, mbi 60 – 70 artefakte që do vazhdohet edhe në ditët në vazhdim, si dhe plotësohet ajo pasqyrë kronologjike e Hisarit edhe në kontekstin e prezantimit të kulturës materiale. Mendojmë që kultura materiale duhet të gjejë hapësirë në vitrinat e muzeve, në këtë rast ndoshta disa artefakte më të plota dhe më reprezentative do t’i prezantojmë edhe në muzeun e kalasë”, theksoi Shafi Gashi nga Instituti Arkeologjik i Kosovës.

Arkeologu Gashi tha se për shkak të zhvillimit të shpejtë urbanistik dhe infrastrukturor, gërmimet me karakter shpëtimi janë të shpeshta, ndërsa vitin që vjen pritet të ketë diçka të tillë edhe në Vlashnjë, ku pritet të kalojë rruga Prizren-Tetovë./rtk

ObserverKult


"Gremina e dashunis"

Lexo edhe:

VEÇ NJË ËNDËRR GJITHË KJO ISH, SI GJITHMONË LARG JE SËRISH….

“Veç një ëndërr”, poezi nga Ludmilla Makarova

Natës heshtur, shenjtëruar,
Qajnë qirinjtë, që flaka djeg
Përqafomë ti krahaqafë,
Faqet butë m’i përkëdhel…

Grishmë të vij dhe unë me ty
Labirinthit t’shpirtit tënd,
Fort të lutëm, rri aty,
Rrëfemë vetën anekënd.

Sytë ç’të panë, nga ishe ti,
Rrugës tënde çfarë kërkove
Si ke dashur, urryer si,
Dhe gjithë jetën ç’ëndërrove.

Ti enigmë e magjishme,
Heroi im në fshehtësi,
Vetëm pranë të jem me ty,
Pse ndjej kaq shumë embëlsi?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult