Deti i Djallit, në japonisht Ma-no Uma, i njohur më mirë si Trekëndëshi i Dragoit, është një zonë në Oqeanin Paqësor rreth bregut japonez dhe ishullit Ogasawara që përfshin një pjesë të mirë të Detit Filipine.
Ai shtrihet drejtpërdrejt përballë Trekëndëshit të Bermudës dhe konsiderohet homologu i tij në Paqësor. Krahas gjithë kësaj, në atë zonë janë regjistruar edhe aktivitete që janë të vështira për t’u shpjeguar.
Disa mijëra vjet më parë, kinezët besonin se një dragua monumental jetonte në Detin e Djallit, duke tërhequr anijet në fund për të ushqyer urinë. Pikërisht për këtë arsye, sot nuk është çudi që shumëkush ia atribuon asaj qenie mitike zhdukjen e anijeve në Detin e Djallit.
Ka histori se si udhëheqësi i madh mongol Kublai Khan u përpoq të sulmonte Japoninë në shekullin e 13-të, por ai humbi 40 mijë njerëz pikërisht në Trekëndëshin e Dragoit. Gjatë shekullit të 19-të, shumë marinarë raportuan shfaqjen e papritur të një zonje misterioze në anijet e tyre me vela.
Megjithatë, historia më e famshme daton në vitin 1952, kur anija kërkimore Kaio Maru No u zhduk në 5 shtator me një ekuipazh të plotë prej 31 personash. Studiuesit po hetonin aktivitetin e vullkanit nënujor Myojin-sho dhe ata nuk u kthyen më në shtëpi, transmeton ‘gazetatema’.
Sipas librit të Charles Berlitz të vitit 1989 “Trekëndëshi i Dragoit”, ushtria japoneze humbi pesë anije me rreth 700 njerëz në këtë zonë nga viti 1952 deri në 1954, kjo është arsyeja pse Ministria japoneze e Çështjeve Detare dhe Peshkimit e shpalli atë të rrezikshme.
Çfarë ndodhi në të vërtetë me njerëzit dhe anijet e zhdukura nuk është sqaruar kurrë plotësisht, si në rastin e Trekëndëshit të Bermudës.
Shkenca pretendon se nuk bëhet fjalë për aktivitet paranormal, por për ekzistencën e sasive të bllokuara të gazrave të rrezikshëm në shtratin e detit. Më saktësisht, bëhet fjalë për depozitat e klatratit të metanit, i cili në një temperaturë më të lartë se 18 gradë Celsius mund të shkaktojë një shpërthim mahnitës dhe të fundos anijet pa mbetje apo prova.
Lexo edhe:
KY ËSHTË VENDI KU NDËRRUAN JETË ME MIJËRA NJERËZ E U FUNDOSËN MBI 600 ANIJE