Të hënën në Prishtinë çelet Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë e të Përdorur

Nga data 9 deri më 11 tetor në sheshin “Zahir Pajaziti” duke filluar nga ora 9.00-20.00 do të jetë Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë e të Përdorur, edicioni i 4-të.

Në këtë Panair do të paraqiten mbi 35 mijë tituj të librave të Vjetër dhe të Përdorur dhe mbi 50 tituj të librave të Rrallë.

Kështu ka njoftuar koordinatori i panairit, Berat Dakaj, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

“Kjo festë është më shumë për ata që shkruajnë libra, që lexojnë libra, që botojnë libra, që korrektojnë dhe redaktojnë libra, që përkthejnë libra, që shesin dhe ruajnë libra të vjetër dhe të rrallë. Është festë e të gjithë dashamirëve që çmojnë krijimtarinë artistike. Kushdo që i ka mundësitë dhe ka kohë të vijë në Prishtinë të hënën, të martën dhe të mërkurën, na gjen në sheshin ‘Zahir Pajaziti’. Do të paraqiten mbi 35.000 tituj të librave të Vjetër dhe të Përdorur dhe mbi 50 tituj të librave të Rrallë”, ka shkruar Dakaj.

“Në këtë edicion të panairit do të organizohen këto aktivitete: Ekspozitë e librit të vjetër dhe të rrallë; Takime me shkrimtarë shqiptarë dhe antikuarë; Orë poetike dhe orë prozaike në shkolla të Kosovës; Tryezë për librin dhe lexueshmërinë; Debat me botues dhe përkthyes; Lexim dhe interpretim i fjalëve të urta; Punëtori për shërimin e librave të dëmtuar”, ka njoftuar koordinatori i panairit, Berat Dakaj.

ObserverKult


naim frashëri:

Lexo edhe:

NAIM FRASHËRI: KUR MË SHIHNI SE JAM TRETUR, MOS PANDEHNI SE KAM VDEKUR…

Naim Frashëri: Fjalët e Qiririt

Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që t’u ap pakëzë dritë,
Natënë t’ua bënj ditë.

Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t’u ndrinj mir’ e të shihni,
Njëri-tjatërin të njihni.

Për ju do të rri të tretem,
Asnjë çikë të mos mbetem,
Të digjem e të qanj me lot,
Se dëshirën s’e duronj dot.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult