Të hënën në Teatrin Dodona, premiera e shfaqjes “Mat”

Të hënën, më 23 dhjetor, në ora 19:30, në Teatrin “Dodona” në Prishtinë jepet premiera e shfaqjes “Mat” të Ag Apollonit.

Shfaqja “Mat” është një përballje argëtuese mes Vdekjes dhe Njeriut, i cili këtu paraqitet si filozof. Ngjarja nis në momentin kur filozofi provon ta varë veten dhe i shfaqet Vdekja. Por derisa filozofi e kishte me shaka, Vdekja e ka me gjithë mend. Dhe këtu nis përplasja mes jetës dhe vdekjes, me tensione dramatike, përleshje fizike dhe replika komike.

“Mat” është komedi e strukturuar si hipertekst dramatik, e shkruar si homazh performativ për regjisorët Ingmar Bergman dhe Woody Allen dhe si persiflazh teatral (një zhanër shumë popullor në Francën e shekullit të 18-të), por sipas perspektivës dhe humorit të kohës sonë.

Autor:
Ag Apolloni

Regjia dhe përzgjedhja muzikore:
Ben Apolloni

Luajnë:
Brahim Basha & Adelina Halitjaha

Kostumografia:
Egzon Kazagiqi

Skeongrafia dhe dizajni i dritave:
Skender Latifi

Koreografia:
Xheraldina Krasniqi

Ko-Producentë:
Ag & Ben Apolloni, Teatri “Dodona”, Prishtinë

Mbështetur nga Ministria e Kulturës (Kosovë) dhe Komuna e Prishtinës./ ObserverKult