“Të huaj jemi ne prej kohësh” – Matilda Makoçi interpreton poezinë e Ismail Kadaresë (video)

kadare mbreti

Të huaj jemi ne prej kohësh
Ç’ish për t’u thënë është thënë.
Si gurët që zënë vend në tokë
Në jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njëri- tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por, natën kur i lodhur truri
Portat i mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh mbrenda
Një shteg që vetëm ti e di.

Futesh dhe si n’rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Po kur mëngjesi zë ofrohet
Nis shqetësohesh befas ti.
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu që veç ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne të dy si dhe më parë
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetarë. 

Për ta dëgjuar interpretimin klikoni KETU

ObserverKult


Lexo edhe:

DHJETË MISTERE ANTIKE ENDE TË PAZGJIDHURA, JA CILAT JANË