Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka treguar në një intervistë për mediat greke se cila ishte arsyeja pse në fillim zgjodhi ta mbante të fshehur këtë fakt.
Në një intervistë të dhënë me Mary Synatsakis dhe Natassa Bofiliou në një podcast në YouTube ajo tregoi se fillimisht kishte mësuar pa e kuptuar se të ishe nga Shqipëria nuk ishte diçka e mirë në Greqi.
“Kur isha 19-20 vjeç dhe erdha në Greqi dhe duke u rritur mësova se ishte keq të ishe nga Shqipëria, të shanin disi, por nuk e kuptoja pse.
Duke u rritur kjo m’u bë si ‘gjemb në këmbë’, që sa herë kaloja një grup dhe u thosha se jam nga Shqipëria, i shikoja se si do të reagonin.
Do të doja të mos kisha përjetuar racizëm që të mos kisha të tillë gjemba dhe të arrija të thoja “Djema, unë jam nga Shqipëria”. A nuk është e mrekullueshme?”, tha këngëtarja.
Më pas ajo shtoi:
“Për fat të keq, nuk kanë ndryshuar shumë gjëra as në një kohë si kjo sot. Duhet të ishte ndryshe nga 2005, por nuk ishte.
E kam fjalën për Elenin, e cila në atë kohë sapo kishte nisur karrierën, çfarë stresi kishte. Ajo që kam përjetuar më ka bërë kjo që jam tani.”
“Do të kthehet dikush dhe do të më thotë: “Ti që ke turp…”, jo, nuk kam pasur turp. Një djalosh nga fshati nuk ka turp të thotë se është homoseksual, nuk ka turp për atë që është, ka frikë nga reagimi dhe klithma e botës.
Do të doja të ndryshonte, jam shumë mirë brenda. Unë do t’i mësoj fëmijës tim atë që ai dëshiron të bëjë dhe të jetë krenar për atë.
E kam përjetuar dhe është një ndjenjë shumë e çuditshme. Eleni e vogël nuk mund të bënte gjë tjetër, nuk kishte guxim ta thoshte atëherë”, shtoi Foureira.
Në vazhdën e kësaj bisede ajo ndau dhe një fragment nga një situatë të përjetuar në një prej shtëpive diskografike me të cilën i është dashur të punojë.
“Nuk pata guxim, nuk besoja në veten time. Dashuria ime, shkova në një kompani diskografike dhe kur mbylla derën më thanë: “Epo tani, shqiptari do të bëjë karrierë. Gjërat kanë ndryshuar tani, jam shumë e lumtur”, ka thënë në fund këngëtarja./ panorama.com.al
ObserverKult
Lexo edhe:
MISTERI I GURIT TË SHAHUT QË U GJEND NË BUTRINT. A ËSHTE AI GURI I SHAHUT MË I VJETËR NË BOTË?
Butrinti qyteti i lashtë parahistorik shqiptarë i shekullit VII-V p.e.s. është i njohur shumë për bukuritë e tij mahnitëse dhe vlerat e tij historike të lashta.
Por një gjë e veçantë që e bën qytetin edhe më interesant është fakti që para disa vjetësh atje u gjet një gurë shahu që shtoi habinë e të gjithëve. Për këtë kemi shkruar në atë kohë një artikull për të informuar publikun.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
LASGUSH PORADECI: NË ZEMËR T’IME VETËM TI…
Në zemër t’ënde vetëm unë,
Në zemër t’ime vetëm ti,
dhe jashtë bota fjalëtare,
Dhe jashtë syri plot zili.
Dh’ashtu filluam përngahera,
Një vetësi plot ëmbëlsi,
Të mos na shohë syr’i botës,
Mos na zemrosh, moj njerëzi.
Dhe ikm’ e ikmë gjith-më largë,
Dyke kërkuar pak liri,
Që me t’u ndezur flak’e ditës,
Gjer më të mugëtit të zi;
ObserverKult