Në librin: “Wuhan. Ditar nga një qytet i ndaluar”, Fang Fang na rikthen atje ku filloi pandemia Covid.
Ende nuk dimë mjaftueshëm për profilin virologjik të covid-19; nuk jemi ende mjaftueshëm të kujdesshëm për të kualifikuar rezultatet imunologjike, nëse, kur dhe si t’i stimulojmë ato. Shkencëtarët e vlerësuar si autoritet (dhe të denjë për një famë të tillë), sidoqoftë janë të lëkundur, të paaftë të sigurojnë të dhëna të pakthyeshme dhe përfundimtare; me qëllim që, në një pandemi, kjo kthesë, kjo deus ex machina, të mund të ekzistojë vërtet. Sigurisht, e pësuam në dëmin tonë, se burimi i panikut lind në reagimin e përhapjes së perceptimeve shoqërore. Rritjet e infeksioneve ndjekin valën goditëse që ato shkaktojnë, dhe jo e kundërta. Shtetet e Bashkuara, me rihapjen e shkallëzuar nga shteti në shtet, me atë rifillimin e çorganizuar, pjesë-pjesë dhe të keqkoordinuar, çuditërisht dhanë provën e një rinormalizimi të kujdesshëm, që me ato indekse të larta do të ishte e vështirë jo të parashikohej, por edhe vetëm të shpresohej… Nga ana tjetër, periudha e gjatë e virusit në Francë dhe Spanjë ndoshta është zgjuar vonë, ndoshta është zgjuar keq. Pra, nëse duam të gjurmojmë një antropologji të ligjit pandemik, le të kthehemi më mirë atje ku filloi gjithçka: në Kinë (me sa duket) në dimër midis 2019 dhe 2020. Faqet e Fang Fang dhe “Wuhan. Ditar nga një qytet i ndaluar”, koleksion i shënimeve na vijnë në ndihmë.
Fang Fang është një shkrimtare e mirë, por nuk është cilësia estetike që godet. Nëse diçka, në botën globale, arrin të mohojë ekzistencën e saj vetëm duke u pasqyruar në ca fragmente të heshtura mes njëri-tjetrit, lind nevoja të studiojmë se çfarë ka ndodhur në psikologjinë kolektive. Të besosh vlerësimet e qeverisë kineze, për më tepër, të krijohet përshtypja se një gjigant si Kina, prej një miliard e gjysmë ose më shumë banorësh, pati më pak se njëqind mijë raste. Gjiganti i bllokuar, i mbyllur në kafaz dhe i gjunjëzuar në fund të janarit, së fundmi duket se nga ajo situatë doli veçse me një majë thoi të thyer, kur e pllakosi virusi. Sidoqoftë, faqet e Fangut na tregojnë një histori tjetër.
Në të vërtetë, të paktën edhe katër të tjera. Për këtë duhet të lexoni. Para së gjithash, të bën përshtypje aftësia e qeverisë së Pekinit për të kontrolluar imagjinatën e popullsisë së vet: në fillim, njëfarë sipërfaqshmërie censuroi pa pikë droje heronjtë e bluzave të bardha, të cilët kishin zbuluar forcën kafshërore të “pneumonisë së çuditshme”, të paktën ndaj disa kategorive specifike të njerëzve të sëmurë. Menjëherë më pas, ndjenja e alarmit dhe detyrimi kombëtar-popullor për ta bllokuar jetën derisa të mbaronte urgjenca, ia doli të ishte vërtet një bllokim jashtëzakonisht efektiv dhe i vështirë, që mund të funksionojë vetëm në shtete rreptësisht hierarkike ose rreptësisht kolektive, ose rreptësisht parazitare (shkenca politike, doktrina e Shtetit dhe e drejta e krahasuar, për shekuj me radhë na kanë shpjeguar se tre fenomenet mund të ndodhin njëkohësisht).
Së dyti, në Kinë, në distriktet industriale, historia e patologjive të frymëmarrjes ka një tendencë klinike shumë të vështirë. Ndotja, mbipopullimi, mungesa e maksimizimit të produkteve të kujdesit, gjithmonë gjejnë mënyra për të ulur cilësinë dhe kohëzgjatjen e jetës: nëse nuk është Covid, kosa do bjerë për mijëra arsye të tjera.
Së treti, kjo shoqëri, gjithkund, bazuar në pashmangshmërinë e grumbullimit të mundshëm (punë, transport, aktivitete lojërash, shërbime kujdesi), ka një shqetësim të brendshëm shumë të thellë në lidhje me distancimin eksplicit. Preferon të ndihet vetëm mes të gjithëve, sesa të ndihet i vetëm brenda katër mureve të mbushur me njerëz. Në rastin e parë, ju ndërveproni të paktën me instrumente dixhitalë, blini, konsumoni, mund të vdisni në dritën e diellit; po në të dytin?
Aspekti i katërt dhe i fundit, i ngritur nga Fang Fang: kush vendos t’i njoftojë njerëzit, po për çfarë t’i njoftojë ata? Edhe sekreti mund të jetë gjithashtu një e mirë e përbashkët. Fshehja e orkestruar është një formë e dominimit, pavarësisht nëse duam apo nuk duam të vëmë në dyshim ligjshmërinë dhe drejtësinë e përmbushjes së tij. Wuhani mund të jetë një rojtar i botës; ata falimentuan mirëqenien e përbashkët. Vrapojnë, ulërasin. Vdesin, por mbi të gjitha pranojnë ta bëjnë këtë diçka pa qenë në dijeni të asaj se çfarë është./konica.al