Të jetosh me mumiet më të vjetra në botë (Foto)

Mund të duket e çuditshme për disa njerëz të jetojnë mbi një varrezë, por ne jemi mësuar me këtë”, thotë Ana María Nieto. E cila jeton në qytetin-port Arica, në Kili.

Arica, në kufi me Perunë, është ndërtuar mbi dunat ranore të shkretëtirës Atakama. Shkretëtira më e thatë në botë. Por shumë kohë përpara se qyteti të themelohej në shekullin e 16-të, kjo zonë ishte shtëpia e njerëzve Chinchorro.

Kultura e kësaj popullsie u bë e njohur kur Organizata Kulturore e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, shtoi qindra mumie në Listën e Trashëgimisë Botërore.

Mumiet Chinchorro u dokumentuan për herë të parë në vitin 1917 nga arkeologu gjerman Max Uhle. I cili kishte gjetur disa nga trupat e ruajtur në një plazh.

Sipas studiuesve, mumiet ishin më shumë se 7000 vjet të vjetra. Pra dy mijë vjet më të vjetra se mumiet egjiptiane, transmeton ‘a2news.com’.

Vendasit mësuan të jetonin përkrah – dhe shpesh mbi mbetjet e qindra mumieve të gjetura gjatë shekullit të kaluar. Popullsia në këtë vend është mësuar të zbulojë shpeshherë gjatë ndërtimeve apo në oborret e tyre mbetje antike njerëzore.

“Ndonjëherë banorët na tregojnë histori se si fëmijët i përdornin kafkat për të luajtur futboll dhe i hiqnin veshjet nga mumiet, por tani ata dinë të raportojnë kur gjejnë diçka”, thotë arkeologia Janinna Campos Fuentes.

Shoqata të ndryshme po përpiqen, sakaq, që të ruajnë çdo gjetje dhe t’i ekspozojnë ato në muze dhe ekspozita, për ta bërë këtë kulturë antike të njohur kudo në botë.

———————————————————-

LEXO EDHE: ZBULIMI I MISTEREVE TË PORTRETEVE MUMIE NË EGJIPTIN E LASHTË

Portretet e mumieve të Egjiptit të lashtë kanë qenë prej kohësh objekte kurioziteti dhe kanë ngjallur shumë pyetje. Që kur u zbuluan nga arkeologët në fund të viteve 1800. Fytyrat e pikturuara me detaje, të njohura si “portrete mumie”. Datojnë nga viti 100 deri në 250 të e.s.

Me aq sa mund të thonë studiuesit, portretet – që gjendeshin të ngjitura në një mumie duke mbuluar fytyrën e të vdekurve. Janë pikturat e para që përshkruajnë subjekte të gjalla, shumë të personalizuara. Dhe që demonstrojnë një përzierje të traditave funerare dhe artistike. Midis botës greko-romake dhe asaj egjiptiane…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU