Të kruhet dora e djathtë? Çfarë thotë kjo? Do të marrësh apo do të japësh?

dora

Të kruhet dora?

Besimet popullore janë një grup njohurish të paprovuara që transmetohen nga brezi në brez dhe janë pjesë e imagjinatës kolektive. Me fjalë të tjera, ato janë ide tradicionale që ndahen nga grupe të ndryshme kulturore dhe lidhin komunitetet.

Ashtu si mitet dhe legjendat, besimet janë larg nga shkenca, nuk konsiderohen racionale dhe as nuk kanë prova të prekshme për të vërtetuar vërtetësinë e tyre.

Në jetën tonë të përditshme kemi një sërë besëtytnish dhe mitesh. Ka shumë njerëz që i besojnë shumë atyre, siç ka dhe shumë të tjerë që nuk i kushtojnë aspak rëndësi.

Shumë prej tyre lidhen drejtpërdrejtë me trupin e njeriut. P.sh besimi popullor tregon se thjesht duke pasur një kruajtje dore do të ketë para shtesë.

Pra kur një personi i kruhet dora e djathtë, shpejt do të kenë lajme lidhur me marrjen e disa parave, ose diçka të mirë në lidhje me ekonominë.

Ka ndër ta që ia atribuojnë kruarjen e dorës si ardhjen e një pune të re ose një projekti që do të dalë në dritë me rezultate optimale.

Ndërsa, nëse kruarja ndodh në dorën e majtë, kjo ndodh sepse do të keni një shpenzim shumë të madh ose duhet të bëni një pagesë.

Por si qëndron e vërteta?

Nëse ju kruhet dora e djathtë, nuk do merrni… dhe nëse ju kruhet dora e majtë, mos u shqetësoni se nuk do jepni. Thjesht është kruarje duarsh!

ObserverKult

Kliko edhe:

EMERSON: PAKËNAQËSIA ËSHTË MUNGESË BESIMI TEK VETJA!

Kliko edhe:

“DUART QË LUTEN”, SI AKT CEREMONIAL BESIMI DHE SHPREHJE E KOMUNIKIMIT TË BOTËS ME SHPIRTIN

Nga Albert Vataj

“Duart që luten” është një trajtesë e tjetërllojtë, e aplikuar nga Albrecht Dürer, një vizatim delikat. Vizatimi është shumë korrekt në aspektin anatomik. Është realizuar mbi një letër ngjyrë blu.
Vizatimi rreket të tregojë jo vetëm pozicionin final të aktit të lutjes, por edhe vetë pozicionin e besimtarit, animin e ndrojtur në të djathtë, tregues ky i një devocioni që mëton tension dhe përjetim.

tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult