“Të lutem më rri pranë, dua të iki nga kjo botë”, aktori i njohur kërkon t’i nënshtrohet eutanazisë

Alain Delon, një ndër aktorët më të mirë francezë, nuk dëshiron të jetojë më dhe ka kërkuar që t’i nënshtrohet eutanazisë. Ai e ndjen se ka ardhur koha që të largohet nga kjo jetë.

Djali i aktorit 87-vjeçar, Anthony Delon tha, kohë më parë, se babai i tij i kishte kërkuar ndihmë për të nisur hapat e nevojshëm për eutanazinë. Duke qenë se aktori francez jeton në Zvicër, kjo është e ligjshme.

Anthony thotë se i ka premtuar të atit se do t’i bënte shoqëri në orët e fundit.

“Po, është e vërtetë, më pyeti”, është shprehur ai. Ylli i filmave thuhet se ka shkruar edhe një letër lamtumire, transmeton ‘revista ai’.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë shoqëruar dhe dhënë një mbështetje të madhe ndër vite. Shpresoj që në të ardhmen aktorët të gjejnë një model jo vetëm në punë, por në jetën e përditshme, mes fitoreve dhe humbjeve. Faleminderit, Alain Delon”.

Kujtojmë që aktori i famshëm pati folur për eutazaninë.

“Eutanazia është gjëja më logjike dhe më e natyrshme për të bërë kur mendon se ka ardhur momenti i duhur”.

“Nga një moshë dhe kohë e caktuar, ne kemi të drejtën të largohemi paqësisht nga kjo botë pa mbështetjen e një spitali apo pajisje për mbështetjen e jetës,” tha Alain Delon në një intervistë në 2021.


Lexo edhe:

ALAIN DELON: LAMTUMIRË… DHE MË FAL…

Dedikimi i Alain Delon për Romy Schneider

“Të shikoj teksa fle. Unë jam me ty, në krahun tënd. Ti ke veshur një tunikë të gjatë të zezë me qëndisje të kuqe në bust. Këto janë lule, mendoj, por unë nuk shikoj lulet. Unë do të të them lamtumirë, lamtumirën më të gjatë, kukulla ime. Kështu të quaj unë. “Puppele”, do të thotë “kukull e vockël” në gjermanisht…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU