Kur Mozart i shkruante gruas së tij: Mos dysho në dashurinë time…

E dashur grua e zemrës sime, Constanza, i kam disa kërkesa. Të lus:

–  që të mos jesh melankolike,

–  që të kujdesesh për shëndetin dhe të ruhesh nga erërat e pranverës,

– që mos të dalësh në shëtitje, më shumë do të doja që mos të dalësh fare nga shtëpia,

– të jesh e bindur dhe të mos dyshosh në dashurinë time. Deri tani nuk kam shkruar asnjë letër të vetme dedikuar për ty, dhe para vetes nuk e kam pasur as fotografinë tënde të dashur.

– Të lutem që mos të kesh kujdes vetëm për nderin tim, por të kujdesesesh edhe për pamjen tuaj. Të lutem, mos u hidhëro me mua që këtë po ta kërkojë. Mundesh për këtë të më duash edhe më shumë, pasi që kështu edhe më shumë të vlerësojë.

– Dhe në fund të lus që në letrat tuaja të përmendësh më shumë detaje. Do të doja ta di a ka ardhur kunati ynë Hofer për vizitë që nga dita kur unë u nisa për rrugë? A vjen ai shpesh, siç më premtoi se do ta bënte? A të vizitojnë Lange-ntët? Si po të shkon vizatimi? Si po e kalon jetën? Të gjitha këto jashtëmase po më interesojnë…

ObserverKult


Lexo edhe:

LETËR PREKËSE: DUA TË KUJDESESH PËR NËNËN DHE MOTRËN- FAMILJA ËSHTË KRYESORJA

Në vazhdim mund ta lexoni letrën e një babit drejtuar birit të tij:

“I dashur Christopher,

Dua të të kërkoj të falur që kam qenë i sëmurë dhe nuk kam qenë pranë teje, në të gjitha rastet kur ke pasur nevojë për të më pasur pranë. Mirëpo dua të kesh diçka shumë të rëndësishme parasysh, të dua aq shumë sa nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU