Gurë të çmuar “të mallkuar”, emblema të lidhjeve të famshme të dashurisë dhe simbole të historive të errëta. Të gjitha bizhuteritë që do t’ju prezantojmë në foto-galerinë më poshtë kanë historitë e tyre intriguese.
Për shembull, diamanti ikonik Koh-i-Noor është vetëm një nga bizhuteritë e famshme që ka zënë kryetitujt së fundmi, duke qenë në qendër të një historie rreth kurorëzimit të ardhshëm të Mbretit Charles, transmeton ‘a2news.com’.
Po ashtu, muajin që lamë pas, Kim Kardashian i bëri të gjithë të kthejnë kokën kur bleu një kryq ikonik të vënë shpesh nga Princesha e Uellsit. Sipas raportimeve, Kardashian e bleu kryqin për 195.683 dollarë.
42-vjeçarja, e cila bleu gjithashtu orën Cartier Tank të Jackie Kennedy në 2017, thuhet se po ndërton një koleksion bizhuterish që “flasin” për gratë që e kanë frymëzuar.
Në foto-galerinë më poshtë gjeni 5 bizhuteritë më ikonike në histori.
ObserverKult
Lexo edhe:
“GJUETARËT BRITANIKË” GJEJNË MONEDHA SHUMË TË RRALLA MESJETARE, POR SIPAS LIGJIT THESARET I PËRKASIN FAMILJES MBRETËRORE
Gjuetarët e thesarit pranë qytetit Humbleden në Buckinghamshire kanë gjetur një thesar të lashtë. Zbulimi doli të ishte tepër i rrallë dhe i vlefshëm. Por duke qenë se Britania ka një ligj që të gjitha thesaret i përkasin familjes mbretërore, fatlumët nuk u pasuruan asnjë qindarkë, por mund të shpërblehen për punën e tyre.
Në fillim, gjuetarët e thesarit gjetën një duzinë copa argjendi. Ekipi vendosi të mos e ndalonte gërmimin. Një këmbëngulje e tillë u shpërblye. Si rezultat, ata zbuluan më shumë se 500 monedha ari dhe argjendi. Ekspertët e muzeut i kanë studiuar tashmë dhe thonë se i përkasin shekullit të 15-të.
Ishte atëherë që murtaja bubonike shpërtheu në Evropë. “Vdekja e zezë” kjo është ajo që evropianët e quanin sëmundje në ato ditë.
Murtaja mori jetën e një numri të madh njerëzish. Sipas vlerësimeve të ndryshme të ekspertëve, nga 1/3 deri në 1/2 e popullsisë së Anglisë mesjetare vdiq prej saj.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult