Kineasti ynë i njohur, Mevlan Shanaj, dha një intervistë për dritare.net ku foli për çështje të ndryshme. Ndër të tjera foli edhe për Big Brother.
“Sot në Shqipëri po bëhet dhunë kulturore. Është një gjenocid. Ky formatim social, i paditur, i painformuar, do të bjerë viktimë që të shikojë Big Brother-in.
Shqiptarët nuk kanë çfarë të shohin tjetër. Dikur kishte një Kinostudio, tani ajo nuk ekziston më. Dikur kishte kinema, tani nuk ka më as kinema, as filma shqiptarë.
Tani Shqipëria ka vetëm filma turq, dhe i vetmi prodhim shqiptar është Big Brother dhe Përputhen. I mungon një alternativë tjetër. Është një informacion i kufizuar, por gjithashtu i imponuar”, tha ai.
Intervistën e plotë të Mevlan Shanajt e gjeni mëposhtë:
ObserverKult
Lexo edhe:
HERVIN ÇULI: BIG BROTHER, PO PËRDHUNOHET BARBARISHT ÇDO VLERË QYTETARE…
Tmerr!!! Kurrë nuk e kisha imagjinuar që një ditë rrugaçëria, alabakria, malavita, do të pushtonin televizionet tona dhe do poshtëronin një popull të tërë!
Nuk e di se si ndjehen njerezit e mendjes, intelektualët, njerëzit e artit dhe kulturës, kur shohin degjenerimin e plotë të televizioneve tona kombëtare?!
Tekstin e plotë e gjeni KËTU