“Të njëjtat dërr-derre politike”, Grida Duma publikon spotin e emisionit

Ish-deputeten demokrate, Grida Duma tashmë do e shohim pjesë të televizion dhe jo parlamentit, pasi do të drejtojë emisionin politik “Top Story” që do transmetohet çdo të hënë dhe të enjte, në orën 21.00 në TCH.

Së fundmi, ajo ka publikuar dhe spotin zyrtar të emisionit dhe premton se do të thuhet e vërteta.

Gjatë spotit, Duma deklaron se Shqipëria nuk është e harruar, por e vonuar dhe se do të mundohet të krijojë një mendësi të re që është sipas saj, por nuk po i jepet zë.

Në spot ajo nuk tregon kurrë shumë nga vetja, por shfaqet në dritë-hije duke e dashur ta lënë surprizë gjithçka tjetër.

“Të njëjtat dërr-derre politike që të gjithë e dinë që janë hipokrite, pyetjet e mëdha. Të lësh gjërat e vetes të lësh, të tutë, për të ndërtuar veten diku tjetër atje. 

Të harrosh ç’ke kaluar për të shpejtuar atë që duhet të ndërtosh. Sepse Shqipëria nuk është e harruar, Shqipëria është e vonuar. 

E vonuar për shkak të pakteve të errëta. Ne në fakt jemi këtu për të ndërtuar të ardhmen, jo për të rikujtuar. 

Jemi këtu për të ndërtuar një mendësi të re që është dhe nuk po i jepet zë. ON TOP njerëzit duhet të mendojnë dhe të veprojnë për të ardhmen e tyre,”-thotë Duma në spot./tema

ObserverKult


Lexo edhe:

GRIDA DUMA DO TË DREJTOJË EMISIONIN E SOKOL BALLËS!

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma në një deklaratë urgjente për mediat ka lajmëruar largimin e saj nga politika. Duke lënë mandatin e deputetes 3 ditë më parë.

Është spekuluar se Grida do të kaloj në televizion dhe do filloj moderimim.

Sot shefja ekzekutive e TCH Lori Hoxha ka konfirmuar se Grida Duma do të drejtojë “Top Storyn” në Top Channel që do të nis këtë të hënë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU