Të përqafuara fort, Yuri Kim takon Ermonela Jahon

 Një shqiptare është idhulli i ambasadores Yuri Kim. Bëhet fjalë për sopranon shqiptare Ermonela Jaho.


Yuri Kim në Instagram, thotë se kanë folur për muzikën dhe dashurinë.

“Takova një nga idhujt e mi; yllin e mirënjohur të operës, Ermonela Jahon.

Kemi punuar më herët bashkë në fushatën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Por kjo ishte hera e parë që takoheshim personalisht.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka theksuar se kanë biseduar për muzikën në përgjithësi, e në veçanti për humanen në art.

Ne folëm për aftësinë unike të muzikës për të lidhur njerëzit me njeri-tjetrin“, theksoi ajo.

Me fokus të veçantë Ambasadorja Kim dhe Ermonela citohet të kenë folur për këmbënguljen dhe mbi të gjitha për fuqinë e shpresës dhe dashurisë.

Faleminderit, Ermonela dhe mezi pres të të shoh në skenë”, shkruan Kim në postimin e saj.

ObserverKult

Lexo edhe: Rrëfimi i Ermonela Jahos: Liria ime është në skenë