Të premten, mbrëmje letrare me Vlora Konushevcin

përkthimin vlora konushevci alternative war

Të premten, duke filluar nga ora 17:30 në “Sonder”, organizohet mbrëmje letrare me poeten dhe përkthyesen Vlora Konushevci.

Vlora Konushevci është poete dhe përkthyese letrare. Ka botuar vëllimin me poezi “Lavdi vetes” dhe ka përpiluar dhe përkthyer antologjinë me titullin “Poezi pa kufi”.
Është fituese e disa çmimeve letrare, ndërsa poezitë e saj janë botuar edhe në revista të ndryshme letrare brenda dhe jashtë vendit.
Ndër tjerash, Vlora është themeluese edhe e platformës online – Poetet shqiptare.
Takimi letrar moderohet nga gjuhëtari dhe përkthyesi Gazmend Bërlajolli.
Organizator i eventit është “Social Creativity”, ndërsa sponsor medial portali për kulturë Observerkult.

ObserverKult