Të premten shënohet 150-vjetori i veprimtares Sevasti Qiriazi

Ditën e premte, më 21 maj në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, duke filluar nga ora 10:00, me pjesëmarrje fizike dhe online, shënohet 150-vjetor i veprimtares Sevasti Qiriazi.
Moderator do të jetë akademik Pëllumb Xhufi, ndërsa për veprimtarinë e Qiriazit do të flasin prof.as.dr. Teuta Toska, prof.dr.David Hosaflook, dr.Elsa Demo. Me fjalë përshëndetëse do të paraqiten z.Robert Dako dhe z.Gjokë Uldedaj.