Të premtoj…, Leka Sefla lexon Sokrat Habilajn

S’të premtoj dot, se nuk do të dua!, Leka Sefla lexon poezinë e Sokrat Habilaj.

Ti s’ke asnjë arsye të mendosh më tej,
Nëse ikën, mos e kthe më kokën pas.
Të premtoj, se unë pa fund do të urrej,
Që kujtimin tim ta mbulosh me rrasë.

Të premtoj, se nuk do ta ndjesh ikjen,
Se unë do zhduk tek vetja çdo shenjë.
E mbi lëkurë, cigaret do t’i lë të fiken,
Derisa të djeg puthjet e tua, në rrënjë.

Të premtoj, kam për të harruar krejt,
Dhe sikur në ëndërr të t’i ndjej hapat.
Që të ta bëj ikjen tënde sa më të lehtë,
Ku vure këmbët, do t’i shkul pllakat.

Të premtoj, se dritaret do t’i bëj çika,
Që edhe fryma jote, të humbas në erë.
Por që të mos të të mbetet makth ikja,
Shtëpi e braktisur, do shkruaj në derë.

Dhe kur të jem vithisur, gurë pas guri,
Si gërmadhat që lë, kur ikën një grua.
Ti vazhdo beso premtimet e një burri,
Po s’të premtoj dot, se nuk do të dua!

ObserverKult

Kliko edhe:

Çfarë mrekullie, do të ish të vije…Poezi nga Teodor Keko, Lexon Leka Sefla

Po fryn një erë e ngrohtë nga jugu,
në park, ngadalë përkulen pemët,
si krahë të dridhshëm të dashuruarish
në përqafim ndërthuren degët.

Dhe mua më kujtohesh ti,
e ngrohtë, e bukur si kjo erë,
me krahët lidhur pas trupit tim
për puthje etur dhe pamje mjerë.

KLIKO PER TA SHIKUAR VIDEON KETU