Të qenurit i dashuruar, e shfaq njeriun ashtu siç ai duhet të jetë…

me puthje

ObserverKult ua sjell disa thënie të Anton Chekhovit:

Edhe të jesh sëmurë është ndjesi e këndshme kur e di se ka njerëz që e presin shërimin tënd si një festë.

Dashuria, miqësia dhe respekti nuk i bashkojnë njerëzit aq shumë, sa i bashkon urrejtja e përbashkët për diçka.

Ndoshta ndjenjat të cilat i provojmë kur jemi të dashuruar, e paraqesin një gjendje normale. Të qenurit i dashuruar, e shfaq njeriun ashtu siç ai duhet të jetë.

Ju duhet të besoni tek njerëzit, përndryshe jeta bëhet e pamundur.

Nëse keni frikë nga vetmia… Mos u martoni.

Thuhet se e vërteta triumfon gjithmonë, por kjo nuk është e vërtetë.

Çmoje veten më tepër. Mendojnë të tjerët të ta ulin çmimin.

Çfarë fati, të jesh i zgjuar: nuk të mungojnë kurrë budallallëqet për të thënë.

S’ke pse trembesh nga lagia e këmbëve, kur të kërcënon përmbytja e përbotshme.

ObserverKult

LEXO EDHE: “Lumturia është në mendje. Zakonisht, njerëzit janë të lumtur aq sa ndihen në mendjen e tyre”