Të shqetësuar për shëndetin e tij, reagon Arjan Konomi

Arjan Konomi, opinionisti i njohur shqiptar i cili ka shpeshtuar paraqitjet e tij në rrjetet sociale e që bie në sy se duket shumë më ndryshe, së fundmi ka marrë shumë reagime për pamjen e tij.

Ai duket shumë ndryshe me ndryshimet që ka bërë në pamje, derisa shumë përdorues të Tik-Tokut kanë pyetur se mos vallë ai po vuan nga ndonjë sëmundje.

Por nuk ka shkuar shumë kohë dhe opinionisti Konomi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke i siguruar se është mirë dhe se po vazhdon të shijoj pushimet.

“Tungjatjeta nga Tropical Forest North Australia! Jam shumë mirë me shëndet! Rrofshi që bëheni merak për mua! Fjalët e kësaj kënge duken sa janë bërë për mua: ‘Jam një vagabond që qetësi nuk gjen kurrë, dua veç veten time dhe lirinë time’”, shkruan ai.

Ndryshe, opinionisti Konomi prej disa kohësh nuk është më pjesë e ekranave shqiptare dhe momentalisht po shijon disa pushime të qeta, duke udhëtuar në disa vende të botës./ObserverKult


arjan konomi

Lexo edhe:

KONOMI: NË VITET E ’90-TA NUK E DINIM SE NË KOSOVË KISHTE SHQIPTARË

Analisti Arjan Konomi i ftuar në një emision në një televizion kosovar ka thënë se gjatë komunizmit ka pasur propagandë kundër Kosovës.

“Unë jam Vlonjat.

Ne në Vlorë nuk e dinim që në Kosovë kishte shqiptarë.

Mendonim se ishin jugosllavë që flisnin shqip.

Absolutisht nuk e dinte njeri [në Vlorë] se në Tetovë ka shqiptarë.

Në vitin 1998-99 iu tregoja miqve të mi për shqiptarët e Maqedonisë e Veriut. Iu thosha se janë shqiptarë si ne, nuk e besonin. Nuk e kishin këtë ide”.

Konomi tutje vazhdon:

“Unë personalisht kur kam ardhur si student në Tiranë nga Vlora, si 18-vjeçar, pata parë fshehurazi një film në televizionin e Prishtinës (RTP) dhe ai ishte me titra shqip.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ANDI BEJTJA: MË KUJTOHESH TI…

Asgjë dhe asgjë… Sërish asgjë
Çdo portë mbyllur, mjegull në zemër
Më kujtohesh ti
E ndezur flakë nga dashuria
Aftësia jote e përkryer
Për ta tërhequr lumturinë pranë vetes
Me mua, apo qoftë edhe me dikë tjetër
Ankimet e kota-ishuj të vegjël, të bardhë
Që papritur fundoseshin nga përkëdheljet:
ankimet ishin të bardha
përkëdheljet të kaltra
dhe ndarja erdhi e kuqe,
tmerrësisht e kuqe

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult