Ardit Kërtusha, ish-kandidat për kreun e PS në Durrës ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
ABC mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lokalin e reperti të njohur Noizy që e ka në bregdetin e Durrësit.
Mësohet se Ardit Kërtusha u plagos në këmbë pas një konflikti çasti.
Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta. Kërtusha ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende si ka nisur sherri dhe se kush është autori i të shtënave me armë.
Ndërkohë vijon hetimi dhe kërkimi i zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lexo edhe:
KUSH ËSHTË RUSJA QË LA VENDIN PËR GAQON, PSE U BURGOS?
Publikohet historia e panjohur e ruses Taisa Btkina (Pisha), me origjinë nga Tula e Rusisë, fëmija i tretë i një familje shumë të varfër fshatare, e cila mbeti jetime që në moshë fare të vogël.
Pasi i ati humbi jetën gjatë punës në një nga galeritë e qymyrgurit që ndodheshin në rrethinat e Tulas, ku ai punonte si minator (pak kohë pasi i kishte shpëtuar arrestimit, i akuzuar për “mbështetje të armiqve të popullit”). Dhe ajo u rrit me vështirësi të mëdha ekonomike. Pasi qyteti i tyre vazhdonte të ishte nën bombardimin e forcave gjermane, që kishin arritur deri në afërsi të Kurskut.
U njoh dhe u martua me studentin shqiptar, Gaqo Pisha
Diplomimi i Taisa në fakultetin e Kimisë, pranë Universitetit ‘Lomonosov’ të Moskës. Ku ajo u njoh dhe u martua me studentin shqiptar, Gaqo Pisha. Me origjinë nga qyteti i Korçës, i cili asokohe studionte në fakultetin e Filozofisë së Moskës dhe të dy së bashku në vitin 1957, u kthyen në Shqipëri.
Bashkë me djalin e vogël të porsalindur, Sasha, ku filluan jetën në qytetin e Tiranës, Taisa u emërua si pedagoge e Kimisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, ndërsa Gaqo, në katedrën e marksizëm-leninizmit, ku ata punuan deri në vitin 1976, kur Sigurimi i Shtetit me akuza të montuara…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU