Të vuash në mungesë të dikujt që dashuron është një e mirë, krahasuar me të jetuarit me dikë që urren…

grua

Disa thënie nga Jean De la Bruyére:

Është vërtet fatkeqësi e madhe, të mos kesh as dhuntinë që të dish të flasësh dhe as gjykimin që të dish të heshtësh.

Të vuash në mungesë të dikujt që dashuron është një e mirë, krahasuar me të jetuarit me dikë që urren.

Modestia është një mënyrë e rafinuar vesi. Është një gënjështër.

Ka dy mënyra për të bërë karrierë: ose prej aftësisë tënde ose prej paaftësisë së tjetërkujt.

E gjithë e keqja jonë lind ngaqë nuk dimë të rrimë vetëm.

Dashurohet një herë të vetme, të parën herë. Dashuritë që pasojnë janë më pak të pavullnetshme.

ObserverKult

—————————————————————————————–

LEXO EDHE: Fabio Volo: Nëse ti nuk e do veten tënde, pse duhet të të dua unë?

Fabio Volo, pseudonim i Fabio Bonetti ka lindur më 23 qershor 1972, është një shkrimtar italian, aktor, dublues, prezantues radioje dhe televizioni dhe skenarist. Shkrimtari numëron më shumë se 8 romane në gjuhën origjinale italiane, por që janë botuar në gjuhë të ndryshme, ndër të tjera dhe në shqip.

ObserverKult ua sjellë disa thënie të bukura të shkrimtarit italian:

Nëse ti nuk e do veten tënde, pse duhet të të dua unë?

Lumturia shpeshherë është pjellë gënjeshtrash.

Askush nuk heq dot dorë nga lumturia, përveç atyre që nuk e kanë provuar kurrë.

Të duash një person do të thotë edhe të gëzohesh për lumturinë e tij, kudo ku të ndodhet.

Gratë janë si lulet: nëse kërkon t’i hapësh me forcë, petalet e tyre të mbeten në dorë dhe lulja vdes. Sepse ato hapen vetëm nga nxehtësia. Dashuria dhe përkujdesja, së bashku, janë dielli për një grua

Kam mësuar të gjej brenda vetes arsyet dhe qëllimet e ekzistencës sime. Kam kuptuar se duhet ta dua atë që do të jem; se nuk mundem të jetoj për të kënaqur dikë, duke e detyruar veten të jem dikush që nuk jam.

Shumë veta besojnë se fantazia shërben për t’u larguar nga realiteti, ndërkohë që thuajse gjithmonë shërben për ta kuptuar dhe për ta interpretuar më mirë realitetin./ObserverKult