Teatri antik 2200 vjeçar do të rihapet pas restaurimit

Puna e gërmimit dhe restaurimit në qytet, e cila është e shënuar në Listën e Përkohshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, vazhdon pandërprerë.

Teatri i vjetër 2200 vjeçar në qytetin antik Laodicea (Laodikya) të Turqisë jugperëndimore është vendosur të rihapet gjatë verës pas restaurimit të tij, raporton Anadolu Agency.

Laodicea ndodhet në provincën jugperëndimore të Turqisë, Denizli. Puna e gërmimit dhe restaurimit në qytet, e cila është e shënuar në Listën e Përkohshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, vazhdon pandërprerë.

Puna e restaurimit ka marrë fund në teatrin antik, i cili u ndërtua në shekullin e dytë para Krishtit dhe ishte një nga atraksionet kryesore kulturore të Anadollit deri në 1600 vjet më parë.

Celal Simsek, kreu i ekipit të gërmimeve në qytet, për AA tha se si pjesë e projektit të restaurimit, ata u përpoqën të ringjallin teatrin me një kapacitet prej 15000 personave duke ruajtur origjinalitetin e tij.

Simsek tha se për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka pasur ndërprerje të punës herë pas here dhe afati i restaurimit ishte vonuar.

“Teatri, i ndërtuar në shekullin e dytë para Krishtit, i ishte nënshtruar restaurimit pas një tërmeti në shekullin e tretë. Në fillim të shekullit të pestë, ndërtesa e skenës u përdor si pjesë e murit fortifikues të qytetit. Pjesa e poshtme e teatrit, i cili është 96 metra në diametër, është bërë prej mermeri dhe pjesa e sipërme është bërë me travertin. Ne vumë re se shumica e shkallëve të mermerit në zonën e uljes së poshtme ishin thyer”, tha Simsek.

Ai theksoi se kompletuan teatrin me gurë të vjetër të prerë siç duhet, ka pasur shumë pak mungesë në seksionin e sipërm të ulëseve dhe se ata vazhduan restaurimin në këtë pjesë me gurët e sjellë nga guroret e travertinës që kishin analizuar.

Ata synojnë të përfundojnë restaurimin në maj dhe teatri të hapet në korrik ose gusht, shtoi ai.

“Bota do të dëshmojë ringjalljen e një teatri 2.200 vjeçar këtu”, theksoi ai.

Stadiumi më i madh në Anadoll, katër struktura gjigante banje, pesë agora dhe dy teatro u zbuluan në një zonë prej 8 kilometrave në Laodicea.