Teatri eksperimental “Kujtim Spahivogli” risjell shfaqjet për vogëlushët

Teatri i Eksperimental “Kujtim Spahivogli” këtë fundjavë sjell për vogëlushët dy shfaqje të mrekullueshme. Këto shfaqje nuk janë premiera por rivënie në skenë duke i rikthyer ato menjëherë pas situatës së pandemisë COVID-19.

Shfaqjet që vijnë këtë fundjavë për fëmijët titullohen“ Drejt imagjinatës” dhe “Hansel dhe Gretel”.Shfaqja “Hansel dhe Gretel” që u shfaq paradite e sotme solli për të vegjlit një historinë e Hansel dhe Gretel, motër e vëlla të cilët jetojnë në një shtëpi pranë pyllit me babain dhe njerkën e tyre. Ata ndodhen shpesh në situata të pakëndshme, kjo falë njerkës së tyre që do të preferonte që ata të mos ishin fare aty.Një ditë ajo i dërgon të mbledhin manaferra tek pylli pranë me shpresën që ata s’do mund ta gjenin dot rrugën e kthimit. Hansel dhe Gretel përdorin inteligjencën që i karakterizon dhe sjellin në mendje zgjidhje të cilat i kanë lexuar në libra për t’i bërë ballë të gjitha peripecive të cilat nisen nga disa manaferra dhe një dëshirë e keqe.Kjo shfaqje u vë në skenë me regji nga Mateo Dervishaj dhe nën interpretimin e aktorëve    Françeska Hysi, Kleard Gërmenji, Josif Sina, Brendi Bega, Deljana Topulli dhe Elona Mamo.Në hapësirën e madhe e të bukur qiellore, ekziston një krijesë fëminore, magjike dhe e tëra fantastike. Ajo quhet Flatra. Emrin e ka prej krahëve të saj, që janë dy flatra me dritë imagjinate, që vihen në punë nëpërmjet imagjinatës së fëmijëve.Kjo është fabula që do të sjell nesër Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në kryeqytet në orën 10:30 për spektatorët e vegjël nëpërmjet shfaqjes “Drejt imagjinatës”.Sa herë që fëmijët imagjinojnë dhe këtë e bëjnë sidomos kur lexojnë libra Flatra përplas krahët e saj dy herë dhe nis fluturimin mes yjeve qiellorë. Me një “hop” të lehtë ajo hidhet nga një yll në tjetrin dhe ndriçon aq fort, saqë ti mund ta shohësh ndriçimin e saj që nga dritarja e dhomës tënde. Mirëpo një ditë, fëmijët filluan të mos imagjinojnë më. Përherë e më shumë ata u përqendruan te televizori, te lojërat kompjuterike, te playstation-i, apo celulari dhe iPad-i i mamit dhe i babit.Flatra jonë e dashur u mërzitë shumë, sepse sa herë që një fëmijë ndalon së imagjinuari, fuqia e saj fluturuese bie, krahët i dobësohen dhe drita i zbehet. Flitet se gjendja e saj po rëndohet aq shumë, saqë mund të fiket fare.Pyetja se çfarë do të sajojnë ndihmëset e saj, tri Krahëzat besnike dhe Xixi, sinjalizuesi i fëmijëve, për ta mbajtur ndezur Flatrën tonë,  do të marr përgjigje në këtë shfaqje.Kjo shfaqje erdhi me regji nga Endri Çela dhe nën interpretimin e aktorëve Ergys Çekrezi, Jonida Peti, Lejda Çeli, Rexhina Ibro, Pamela Rexhepi dhe Joana Çani.