Teatri i Gjilanit sjell “Tartufin”, premiera më 18 dhjetor

Premiera e dramës së njohur nga Molière, “Tartufi”, me regji nga Qëndrim Rijani do të shfaqet me 18 dhjetor në ora 20:00, derisa repriza e saj e parë do të shfaqet me datë 19 dhjetor po ashtu në ora 20:00 në Teatrin e Gjilanit.

Kjo dramë, sipas njoftimit në rrjetet sociale të Teatrit të Gjilanit sjell një perspektivë të freskët dhe bashkëkohore.

Në këtë dramë, regjia e Qëndrim Rijanit do të sjellë një gërshetim të bashkëkohores dhe vlerave klasike, duke e bërë “Tartufin” një eksperiencë teatrale në vete.

Me kostume të stilizuara nga Yllka Brada dhe një skenografi të përshtatur për kohën tonë nga Bekim Korça bashkë me muzikën origjinale të Trimor Dhomit, kjo shfaqje do të jetë një udhëtim emocionues në një botë të humorit, hipokrizisë dhe konflikteve të përhershme shoqërore.

Teatri i Gjilanit fton të gjithë dashamirësit e artit të jenë pjesë e kësaj premiere, dhe të shijojnë një interpretim të ri të një prej dramave më ikonike të Molière.

Autori i kësaj drame është Jean Baptiste Poquelin-Molière.

Ndërkaq aktorët që luajnë në këtë dramë janë: Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Aurita Agushi, Tringa Hasani, Gani Rrahmani, Flaka Latifi, Avni Shkodra, Mejreme Berisha, Alban Shahiqi, Florent Salihu.

Për skenografinë është kujdesur Bekim Korça, për kostumografinë Yllka Brada, kompozitor: Trimor Dhomi, ass regjie: Fitore Jashari, ndërsa drejtor artistik i projektit Erson Zymberi.

ObserverKult


irma kurti

Lexo edhe:

IRMA KURTI: TRUPI IM PREJ GRUAJE

Poezi nga Irma Kurti

Në netët e gjata ku mungojnë dritat,
errësira me një masë qymyri më ngjan,
përgjoj trupin tim: rrahjet e zemrës,
ankthet që ma vrasin gjumin padashur.

Dhe s’e kuptoj përse s’mundem ta njoh,
nxehtësia më pushton si valë e nxehtë,
trupi im nuk më përket e ngatërrohen
bashkë, dy stinët, dimri me pranverën.

Ti fle i qetë pranë meje, nëpër ëndrra,
krahët e mi të zgjatur nuk të arrijnë.
Kushedi në ç’toka të largëta shkel atje
dhe s’e dëgjon thirrjen time për ndihmë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult